Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.
“Kryeministri Kurti e uron z. Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Haxhiu dje u zgjodh nënkryetare në kuadër të votimit në pako të nënkryetarëve nga tri partitë më të mëdha parlamentare shqiptare.
Ajo u zgjodh në këtë pozitë pas disa përpjekjeve të dështuara për t’u zgjedhur kryeparlamentare. Në këtë post erdhi bashkëpartiaku i saj, Dimal Basha.