Volodymyr Zelensky tha se është koha për një diskutim të udhëheqësve mbi prioritetet dhe afatet kohore të garancive të sigurisë për Ukrainën.
Pas një telefonate me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, Zelensky tha se ekipet po “përgatitnin në mënyrë aktive arkitekturën e garancive të forta dhe shumëpalëshe të sigurisë”.
Kjo, tha ai, përfshinte evropianët, amerikanët dhe partnerë të tjerë në “koalicionin e të vullnetshmëve”, transmeton Telegrafi.
Por, ndërsa këto bisedime duket se po përshpejtohen, Zelensky akuzoi Rusinë se “po dërgon sinjale negative në lidhje me takimet dhe zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve”.
“Sulmet në qytetet dhe fshatrat tona vazhdojnë. Viktima të reja çdo ditë”, tha ai.
“Nevojitet presion. Ne mbështetemi në të. Hapa janë të nevojshëm konkretisht nga Rusia – hapa drejt diplomacisë së vërtetë”, shtoi presidenti ukrainas.