Vrasja në Kavadar, ndalohen katër persona! - Gazeta Express
string(40) "vrasja-ne-kavadar-ndalohen-kater-persona"

Maqedoni

Gazeta Express

27/08/2025 11:54

Vrasja në Kavadar, ndalohen katër persona!

Maqedoni

Gazeta Express

27/08/2025 11:54

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavadar, ku një burrë 43-vjeçar ka humbur jetën pas një përleshjeje të dhunshme para një kazinoje.

Nga Prokuroria Themelore Publike bëjnë të ditur se një prokuror ka dalë në terren për të kryer inspektimin, ndërkohë që janë mbledhur gjurmë dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes. Si pjesë e hetimeve, katër persona janë ndaluar fillimisht, ndërsa është lëshuar edhe urdhër për autopsinë e viktimës.

Sipas mjekëve emergjentë, incidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur viktima ka pësuar lëndime të rënda në kokë. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ekipit mjekësor, ai është gjetur pa shenja jete.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.