I dehur dhe me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat/ Gjykata cakton masën ‘arrest me burg’ për Kevin Norrën - Gazeta Express
string(116) "i-dehur-dhe-me-shpejtesi-sketerre-perplasi-per-vdekje-dy-motrat-gjykata-cakton-masen-arrest-me-burg-per-kevin-norren"

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 11:31

I dehur dhe me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat/ Gjykata cakton masën ‘arrest me burg’ për Kevin Norrën

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 11:31

Një ditë pas aksidentit të rëndë në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat, Rozina dhe Ela Dhimaku dhe ngeli e plagosur rëndë Antonela Zhupa Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë për drejtuesin e mjetit, 23 vjeçarin Kevin Norra.

Në seancën e zhvilluar paraditen e së hënës, prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.

Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbremjen e te dielës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar.