KQZ decertifikon disa kandidatë dhe i zëvendëson ata me kandidatë tjerë - Gazeta Express
string(71) "kqz-decertifikon-disa-kandidate-dhe-i-zevendeson-ata-me-kandidate-tjere"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 11:17

KQZ decertifikon disa kandidatë dhe i zëvendëson ata me kandidatë tjerë

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 11:17

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se në fillim të mbledhjes, KQZ ka marrë disa vendime për decertifikim të kandidatëve që më herët ishin certifikuar nga KQZ dhe zëvendësimin e tyre me kandidatë të tjerë.

Për këtë, KQZ mori vendime të veçanta, si në vijim:

–              Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 3 kandidatëve tjerë nga Lëizja Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 2 kandidatëve tjerë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 3 kandidatëve nga GUXO për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve nga Alternativa për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Bashkimi Demokratik për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Kosovski Savez për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Koalicija VAKAT për Zgjedhjet Lokale;