Abdixhiku takon emisarin francez dhe ambasadorin Guerot: Ata që po i shkaktojnë krizat me vetëdije duhet të marrin përgjegjësinë - Gazeta Express
string(127) "abdixhiku-takon-emisarin-francez-dhe-ambasadorin-guerot-ata-qe-po-i-shkaktojne-krizat-me-vetedije-duhet-te-marrin-pergjegjesine"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 10:54

Abdixhiku takon emisarin francez dhe ambasadorin Guerot: Ata që po i shkaktojnë krizat me vetëdije duhet të marrin përgjegjësinë

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 10:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me të dërguarin e posacëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz dhe ambasadorin francez Olivier Guerot.

Abdixhiku thotë se ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale, përfshirë situatën me kuvendin.

Ai ka thënë se LDK “nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit”.

“Gjatë bisedës sonë diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale, veçanërisht sfidat me të cilat po përballet Kosova – nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste – si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj gjendjeje. Theksova qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit. Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije.”

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Francës ndaj Kosovës.

“Në fund, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese dhe për rolin e rëndësishëm të saj në mbështetjen e integrimit evropian të vendit tonë.”