Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe, janë shqiptuar 2551 gjoba trafiku.
Nga policia është thënë edhe se kanë ndodhur 69 aksidente trafiku, nga të cilat 19 janë me të lënduar, kurse 50 me dëme materiale.
Po ashtu, është bërë e ditur edhe se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 11 persona.