Agjencia për Informim dhe Privatësi konfiskoi dy kamera, po vëzhgohej edhe prona publike - Gazeta Express
string(87) "agjencia-per-informim-dhe-privatesi-konfiskoi-dy-kamera-po-vezhgohej-edhe-prona-publike"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 10:18

Agjencia për Informim dhe Privatësi konfiskoi dy kamera, po vëzhgohej edhe prona publike

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 10:18

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), pas informatave të pranuara realizoi një aksion në një fshat të Obiliqit, për t’i inspektuar dy kamera të cilat ishin vendosur nga një qytetar.

AIP më 14 gusht gjeti se po vëzhgohej edhe prona publike, gjë që është jashtë standardeve ligjore.

Kamerat e vendosura i takonin sistemit të vëzhgimit 360 shkallë, duke filmuar rrugën kryesore të fshatit dhe hapësira të tjera, për të cilat përdoruesi nuk kishte leje.

Pasi zyrtarët e AIP-së konstatuan se vendosja dhe përdorimi i këtyre dy kamerave ishte jashtë standardeve ligjore, u dha urdhër që ato të largohen. Gjatë këtij aksioni, Agjencia për Informim dhe Privatësi u asistua nga Policia e Kosovës.

Të dhënat e mbledhura përmes xhirimeve do të kontrollohen nga Agjencia për Informim dhe Privatësi për të kuptuar nese do të procedohet tutje me rastin.

“Në bashkëpunim me kontrolluesin kemi caktuar një takim. Ai do t’i sjellë pajisjet e regjistrimit dhe në bazë të gjetjeve që bëjmë ne do të lëshojmë edhe rekomandime apo vendimin përfundimtar të Agjencisë, që në këtë rast përveç largimit të kamerave është edhe fshirja e të gjitha të dhënave që i ka përpunuar pa bazë ligjore”- tha Arbian Arifi nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Nëse vërtetohet se kamerat e vendosura nga ky qytetar kanë shkelur ligjin për mbrojtjen e të dhënave, atëherë qytetari edhe mund të gjobitet.

“Nëse ka pasur shkelje të Ligjit për të mbrojtjen e të dhënave personale, atëherë ne do t’i shfaqim pretendimet tona dhe mund të shkojë deri në gjobë, e cila për Agjencinë është si masë e fundit, por në raste të tilla ne jemi të obliguar të shqiptojmë gjobë, nëse bëhet përpunim i të dhënave personale të qytetarëve të tjerë.” – shtoi Arifi.

Arbian Arifi nga Agjencia për Informim dhe Privatësi bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes me vendosjen e kamerave.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët nëse dëshirojnë të vendosin sistemin e vëzhgimit me kamera për çështje të sigurisë të kujdesen që perimetri i tyre të mos kalojë në hapësirë publike ku mund të cenojë privatësinë e dikujt tjetër”apeloi Arifi.

Sipas legjislacionit në fuqi, vetëm Polica ka të drejtë t’i vëzhgojë hapësirat publike. /Kallxo