Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë - Gazeta Express
string(64) "elbasan-emerohen-administratoret-e-rinj-ne-17-njesite-e-bashkise"

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 9:20

Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 9:20

Pas përfundimit të procesit të rivlerësimit dhe testimeve për administratorët e Njësive Administrative të Bashkisë Elbasan, janë shpallur emrat e 17 administratorëve të rinj dhe të rizgjedhur, përveç Rajonit nr. 4 ku nuk ka pasur fitues.

Në Rajonin nr. 1 është riemëruar Andromeda Poloska, ndërsa në Rajonin nr. 2, Elsid Zyma është zëvendësuar nga Eltjona Kolla. Në Rajonin nr. 3, Fatjon Hasalla është rizgjedhur. Ndërsa në njësitë e tjera, përfshirë Gracen, Funar, dhe Bradashesh, janë emëruar administratorë të rinj si Fisnik Bozha, Detin Haka dhe Edmond Muça.

Po ashtu, pas një periudhe zhvillimi bujqësor dhe turistik të suksesshëm, Resul Hoxha dhe Ylli Dushku largohen nga Gjergjani dhe Shirgjani, dhe do të zëvendësohen nga Alfred Mukja dhe Ibrahim Roçi. Në Shushicë, Gëzim Ruda largohet dhe emërohet Sokol Sinani, ndërsa në Labinot Fushë Islam Kaculi merr postin pas Jonuz Qosjes.

Administratorët e rinj kanë marrë porosi nga Kryetari i Bashkisë, Z. Gledian Llatja, për t’u angazhuar në shërbim të komunitetit, duke siguruar akses në shërbime dhe mbështetje për fermerët për përfitime nga fondet e AZHBR.