Behrami: Gënjeshtrat dhe manipulimet janë pjesë e VV-së dhe Albin Kurtit - Gazeta Express
string(71) "behrami-genjeshtrat-dhe-manipulimet-jane-pjese-e-vv-se-dhe-albin-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 7:37

Behrami: Gënjeshtrat dhe manipulimet janë pjesë e VV-së dhe Albin Kurtit

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 7:37

Deputeti Artan Behrami tha se PDK që nga fillimi ka qenë e interesuar për konstituimin e Kuvendit, dhe dje është dëshmuar se PDK ka qenë kundër kësaj bllokade artificiale duke dhënë zgjidhje për 34 deputetë të LVV-së. Ai tha se ne nuk kemi përmendur emra, por më shumë kishim parapëlqyer që Albin Kurti dhe 300-400 mijë votues dhe në krye t’ia vendoste një figurë jo aq depolarizuese siç është Glauk Konjufca, ose një figurë siç është Shqipe Selimi, ose dikush tjeter. Mirëpo ai ka vendosur që ata votues që e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje t’i perfaqesojë Dimal Basha.

Ai me tutje tha se si PDK kanë bërë të qartë pozicionin e tyre dhe se PDK është parti që e mban fjalën dhe po jetojmë në një periudhë të populizmit ku mbajtja e fjalës nuk është më normë, ku gënjeshtrat, mashtrimet e manipulimet janë taktika të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zotit Kurti në veçanti, u shçreh Behrami./Gazeta10