Trump kritikon Putinin: Po bën shfaqje duke kontestuar legjitimitetin e Zelenskyt - Gazeta Express
string(80) "trump-kritikon-putinin-po-ben-shfaqje-duke-kontestuar-legjitimitetin-e-zelenskyt"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 7:22

Trump kritikon Putinin: Po bën shfaqje duke kontestuar legjitimitetin e Zelenskyt

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 7:22

Rusia ka deklaruar se presidenti, Vladimir Putin nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e konsideruar atë të paligjshëm.

Në një reagim për këtë situatë, presidenti amerikan, Donald Trump e ka përshkruar gjithë këtë si “budallallëk”, duke thënë se “të gjithë po bëjnë shfaqje”.

Kur u pyet nëse Putin është sërish “në lojë”, lideri amerikan u shpreh se ka “gjëra shumë serioze në mendje” dhe beson se në shumë raste Putini është aktiv, ndërsa nuk mendon se gjithmonë është edhe Zelensky.

Trump gjithashtu shtoi se “Zelensky nuk është gjithmonë i pafajshëm”, duke theksuar se “duhet dy persona për të vallëzuar tango”.

Këto komente i shtojnë më shumë tension bisedimeve për luftën që vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës, duke reflektuar një situatë komplekse ku besimi mes palëve është i ulët.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi