Komandanti i KFOR’it takohet me ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë, flasin për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(112) "komandanti-i-kforit-takohet-me-ministrin-e-mbrojtjes-se-maqedonise-flasin-per-sigurine-dhe-dialogun-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 7:03

Komandanti i KFOR’it takohet me ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë, flasin për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 7:03

Komandanti i KFOR’it, Enrico Barduani, është takuar dje me Ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut,Vlado Misajllovski dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Sashko Lafçiski, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes në Shkup.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR thuhet se gjatë takimit u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it ndaj situatës së sigurisë në Kosovë, stabilitetit rajonal dhe dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

“Në këtë kontekst, Gjeneral Major Barduani ritheksoi përkushtimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet. Ai gjithashtu vlerësoi profesionalizmin e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre të çmuar ndaj KFOR-it dhe paqes e stabilitetit në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe partneritetit ndërmjet KFOR-it dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.