Ymeri: Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte Rashiqin po të bëhej nënkryetar i Kuvendit - Gazeta Express
string(83) "ymeri-gjykata-kushtetuese-do-ta-rrezonte-rashiqin-po-te-behej-nenkryetar-i-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 7:00

Ymeri: Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte Rashiqin po të bëhej nënkryetar i Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 7:00

Analisti Visar Ymeri ka thënë se komunitetet në Kuvendin e Kosovës përfaqësohen përmes votës, ashtu sikurse edhe partitë e komunitetit shumicë, pra shqiptarët.

Ai në DebatPlus ka theksuar se rregulli është që partia më e madhe në Kuvend e propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Prandaj, Ymeri ka shtuar se duke qenë se tri partitë e para shqiptare janë më të mëdha, atëherë secilës prej tyre i takon pozita e nënkryetarit.

Sipas së njëjtës logjikë, Ymeri ka thënë se edhe partisë më të madhe serbe i takon pozita e nënkryetarit.

Andaj, sipas tij duke ia shpjeguar analistit Zebica ka thënë se propozimi i Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit ishte një shkarje, të cilën do ta rrëzonte edhe Gjykata Kushtetuese.