Shakira thyen rekord! - Gazeta Express
string(20) "shakira-thyen-rekord"

Yjet

Gazeta Express

26/08/2025 23:30

Shakira thyen rekord!

Yjet

Gazeta Express

26/08/2025 23:30

E lindur në Barranquilla të Kolumbisë, këngëtarja vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes…

Ikona e muzikës pop, Shakira, po korr sukses të jashtëzakonshëm me turneun e saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, i cili është shndërruar në një fenomen kulturor dhe ekonomik.

E lindur në Barranquilla të Kolumbisë, këngëtarja vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes për stilin unik dhe energjinë që sjell në skenë.

Vetëm koncertet e para i kanë siguruar asaj mbi 25 milionë euro të ardhura, ndërsa pritet që shuma totale të kapë mbi 257 milionë euro pas përfundimit të fazës së Amerikës së Jugut.

Deri tani, janë shitur më shumë se 1.6 milion bileta, me një çmim mesatar prej 113 eurosh, duke e renditur turneun si një nga më të suksesshmit në karrierën e saj.

Suksesi i Shakira-s nuk ka ndikuar vetëm në industrinë muzikore, por edhe në ekonominë e qyteteve ku ajo performon.

Në vende si Charlotte, Arlington dhe Detroit, kërkesa për hotele është rritur me mbi 200%, ndërsa pronarët e Airbnb kanë raportuar një rritje prej 38% të të ardhurave gjatë netëve të koncerteve.

Një tjetër arritje historike ka ardhur nga Mexico City, ku këngëtarja pritet të performojë përpara më shumë se gjysmë milioni spektatorëve, duke thyer rekorde dhe duke u renditur në mesin e artistëve më të mëdhenj në skenën latine dhe botërore.