Haradinaj thotë se Abdixhiku betonoi bllokadën në Kuvend: Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir - Gazeta Express
string(115) "haradinaj-thote-se-abdixhiku-betonoi-bllokaden-ne-kuvend-vazhdo-te-vendnumerosh-se-kjo-te-shkon-per-shtati-ty-lumir"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 19:25

Haradinaj thotë se Abdixhiku betonoi bllokadën në Kuvend: Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 19:25

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka kushtuar një status në Facebook kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku. Derisa, sqaron që AAK u pozicionua pro vendimit të Gjykatës për zhbllokim të Kuvendit, sipas Haradinajt “veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade”.

Reagimi i Haradinajt, vije pas një statusi të Abdixhikut në Facebook i cili kritikoi deputetët që votuan pro Dimal Bashës për kryeparlamentar. “Natyrisht se LDK-ja nuk shpërblen mediokritetin. Natyrisht se LDK-ja nuk ka votë promovuesi vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës – në nivelet më të larta institucionale”, deklaroi Abdixhiku.

Gjithashtu, gjatë ditës Abdixhiku tha”një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj“, drejtuar deputetëve që votuan Bashën.

Ndërsa, Haradinaj për Abdixhikun shkruan:

AAK e ka vërejtur muaj më parë që vendi po hyn në bllokadë të thellë institucionale dhe kjo ka ndodhur. Duke e parë këtë rrezik katastrofik për vendin, AAK e ka dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo, me vendimin e saj të parë dhe të dytë, e ka vendosur modelin e daljes nga bllokada dhe ne jemi pozicionuar pro vendimit të Gjykatës. Kaq ka qenë përgjegjësia jonë dhe kaq kemi bërë.

Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende.

Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!