Edon Zhegrova po ushtron fort, çfarë supergola i shënon në stërvitje - Gazeta Express
string(67) "edon-zhegrova-po-ushtron-fort-cfare-supergola-i-shenon-ne-stervitje"

Sport

Gazeta Express

26/08/2025 18:23

Edon Zhegrova po ushtron fort, çfarë supergola i shënon në stërvitje

Sport

Gazeta Express

26/08/2025 18:23

Ylli i kombëtares së Kosovës dhe Lillet, Edon Zhegrova po vazhdon përgatitjet me intensitet të lartë, pas rikthimit të tij nga lëndimi.

Ky lëndim e mbajti atë jashtë fushave për tetë muaj, pasi i mungoi Lillet dhe Kosovës që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Zhegrova u rikthye në stërvitje tash e një kohë, por tek fundjavën e kaluar u ftua në një ndeshje zyrtare. Mirëpo, ai nuk u aktivizua në ndeshjen e Lillet ndaj Monacos në xhiron e dytë të Ligue 1.

Megjithatë, Zhegrova po e tregon klasin e tij në stërvitje me klubin, duke u stërvitur fort që të kthehet në formën e tij optimale.

Në videon e publikuar në rrjetin e tij social, Instagram, Zhegrova shihet i mprehtë dhe në disa sekuenca publikoi edhe disa gola të bukur të shënuar në stërvitje me Lillen./GazetaExpress/