Ardit Tahiri huazohet te HJK Helsinki nga Llapi - Gazeta Express
string(47) "ardit-tahiri-huazohet-te-hjk-helsinki-nga-llapi"

Sport

Gazeta Express

26/08/2025 18:13

Ardit Tahiri huazohet te HJK Helsinki nga Llapi

Sport

Gazeta Express

26/08/2025 18:13

Sulmuesi i Llapit, Ardit Tahiri karrierën do ta vazhdojë në Finlandë.

Ai i është bashkuar klubit më të madh të këtij vendi, HJK Helsinki, në formë huazimi.

Llapi po ashtu konfirmon se klubi finlandez e ka mundësinë e blerjes së përhershme të kartonit të futbollistit kosovar.

“KF Llapi ka vendosur të mos e pengojë futbollistin për të bërë hap para në karrierë, duke përfituar edhe financiarisht nga huazimi dhe eventualisht nga transferimi i përhershëm, duke mbajtur poashtu një përqindje në kartonin e tij. Tahiri u bashkua me Llapin nga Dinamo City gjatë sezonit të kaluar dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm: 19 gola dhe 4 asistime në 44 paraqitje zyrtare. KF Llapi e falënderon përzemërsisht Arditin për përkushtimin dhe kontributin e dhënë si bardhekaltër dhe i uron shumë suksese në sfidat e reja te klubi i ri”, ka njoftuar Llapi.

Përveç Llapit, Tahiri në Kosovë ka përvojë edhe te Drita dhe te Besa e Pejës./GazetaExpress/