"Ngërçi" i ri në Kuvend, Osmani kërkon që procesi të përmbyllet sa më parë në pajtim me Kushtetutën - Gazeta Express
string(96) "ngerci-i-ri-ne-kuvend-osmani-kerkon-qe-procesi-te-permbyllet-sa-me-pare-ne-pajtim-me-kushtetuten"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 18:03

“Ngërçi” i ri në Kuvend, Osmani kërkon që procesi të përmbyllet sa më parë në pajtim me Kushtetutën

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 18:03

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mirëpritur fillimin e zhbllokimit të ngërçit në kuvend, pasi që sot është zgjedhur kryetari i ri dhe disa nga nënkryetarët e parlamentit. Osmani, i ka uruar punë të mbarë ‘’në interes të vendit’’ Dimal Bashës si kryekuvendar, po ashtu edhe nënkryetarëve.

Osmani po ashtu ka thënë se shpreson që kuvendi të votojë edhe qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Presidentja ka thënë edhe se ajo shpreson që procesi i konstituimit të Kuvendit të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën.

‘‘Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.  Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit’’, ka shkruar Presidenca në njoftimin e saj.

Ndryshe,  procesi i konstituimit ka mbetur ende i papërfunduar pasi që, nënkryetari nga komunitetet jo shumicë serbe nuk është zgjedhur gjatë ditës së sotme. /GazetaExpress