Bujar Osmani: Me njoftime të rreme për kaos, Mickoski i fyen dhe i ndan qytetarët - Gazeta Express
string(79) "bujar-osmani-me-njoftime-te-rreme-per-kaos-mickoski-i-fyen-dhe-i-ndan-qytetaret"

Maqedoni

Gazeta Express

26/08/2025 16:52

Bujar Osmani: Me njoftime të rreme për kaos, Mickoski i fyen dhe i ndan qytetarët

Maqedoni

Gazeta Express

26/08/2025 16:52

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot reagoi publikisht ndaj akuzave të reja të kryeministrit Mickoski, i cili pretendon se gjoja BDI po përgatitej të shkaktonte kaos gjatë zgjedhjeve. “E njihni tregimin për ujkun: herën e parë bërtet, herën e dytë, të tretën, por pastaj askush më nuk të beson. Mickoski një vit të tërë herë thoshte se në Çair ka banesa me grupe të armatosura, pastaj fliste për destabilizim. Pastaj: ‘BDI do të bëjë këtë, BDI do të bëjë atë’.

Dhe e shihni që njerëzit tashmë nuk e dëgjojnë më. Nuk i besojnë. Sepse mund të trillosh një herë, dy herë, tre herë, por pastaj askush nuk të merr më seriozisht”, deklaroi Osmani. Ai i dërgoi mesazh kryeministrit se një narrativë e tillë politike dëmton jo vetëm atë personalisht, por edhe institucionin që ai përfaqëson.
“Propozimi im për Mickoskin është të ndalojë me këtë narrativë, sepse duket keq. Megjithatë, ai është kryeministri i shtetit tim dhe ka rëndësi nëse kryeministri del me deklarata që e bëjnë të duket i paserioz para qytetarëve”, theksoi Osmani. Osmani adresoi edhe kritika serioze përjashtimit etnik që, siç tha, vjen nga nivelet më të larta të pushtetit.
“Çdo ditë trokas në dyert e Çairit, flas me shumë maqedonas që vetë më thonë se ajo që po bën Mickosi, përpjekjet për të poshtëruar shqiptarët dhe për të krijuar ndarje mes maqedonasve dhe shqiptarëve i shqetëson më shumë pikërisht maqedonasit në Çair, sepse ata janë pakicë këtu. Kur ata dëgjojnë se si kryeministri çdo ditë i fyen bashkëqytetarët e tyre shqiptarë, kur u thotë se ‘do t’i tërheqë për veshësh’ ose se ‘nuk e duan shtetin’, ata këtë e përjetojnë si fyerje”, tha Osmani. Prandaj, nënvizoi ai, Çairi do të japë një mesazh të fuqishëm: “Më i rëndësishmi është bashkëjetesa në Çair.
Mos përzieni parulla nacionaliste, sepse bashkëjetesa është themeli. Dhe pikërisht për këtë sondazhet u tregojnë rënie prej rreth 150 mijë votash VMRO-DPMNE-së. Për këtë arsye, tani po përpiqen ta ndërtojnë fushatën e tyre mbi kurriz të BDI-së dhe mbi njëfarë albanofobie, për të cilën mendojnë se ekziston te përkrahësit e tyre. Por besoni, edhe për përkrahësit e tyre më i rëndësishëm është bashkëjetesa dhe respekti ndaj bashkëqytetarëve shqiptarë.
Shumë prej tyre zemërohen me kryeministrin që vazhdimisht përpiqet t’i fyejë shqiptarët për të fituar një pikë politike më shumë.” BDI bën thirrje për një fushatë dinjitoze, të orientuar drejt projekteve, barazisë dhe së ardhmes evropiane, e jo drejt frikës, përçarjeve dhe narrativave të rreme