Kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Dellçevës për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Gazeta Express
string(90) "kallezim-penal-ndaj-kryetarit-te-komunes-se-dellceves-per-keqperdorim-te-detyres-zyrtare-2"

Maqedoni

Gazeta Express

26/08/2025 16:47

Kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Dellçevës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Maqedoni

Gazeta Express

26/08/2025 16:47

Policia në Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër G.T. (54), kryetar i Komunës së Dellçevës, për shkak të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Ai akuzohet se në vitin 2018, duke tejkaluar kompetencat, ka marrë vendim të paligjshëm për punësimin e një kandidati që kishte arritur moshën për pensionim, duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm prej mbi 505 mijë denarësh, ndërsa komunës i ka shkaktuar dëm prej rreth 762 mijë denarësh. Rasti është dorëzuar në Prokurorinë Publike Dellçevë për procedurë të mëtejshme.