Ndryshime në Parlamentin e ri, pritet të shtohen 3 komisione! Rama vijon takimet në Kryeministri - Gazeta Express
string(96) "ndryshime-ne-parlamentin-e-ri-pritet-te-shtohen-3-komisione-rama-vijon-takimet-ne-kryeministri-2"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 16:02

Ndryshime në Parlamentin e ri, pritet të shtohen 3 komisione! Rama vijon takimet në Kryeministri

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 16:02

Parlamenti i ri do të nisë punën më 10 shtator dhe struktura e tij pritet të ketë disa ndryshime të rëndësishme. Mësohet se në takimet që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me disa prej figurave kryesore të PS, paraprakisht është diskutuar që Kuvendi nga 8 komisione të përhershme të ketë 11 komisione.

Një prej komisioneve që do të shtohet është ai për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin për “Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, i cili u ngrit si komision i posaçëm dhe u drejtua nga Fatmir Xhafaj.

Me nisjen e legjislaturës së re, ky komision pritet të jetë i përhershëm dhe mendohet se kryetar i tij do të jetë sërish Xhafaj.