“Në gjykimin tim kandidati është ezauruar, Sprska po refuzon”, Basha shkon me short për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb - Gazeta Express
string(128) "ne-gjykimin-tim-kandidati-eshte-ezauruar-sprska-po-refuzon-basha-shkon-me-short-per-zgjedhjen-e-nenkryetarit-nga-komuniteti-serb"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 15:22

“Në gjykimin tim kandidati është ezauruar, Sprska po refuzon”, Basha shkon me short për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 15:22

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka caktuar propozimin me short për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb meqë Slavko Simiq i propozuar nga Lista Srpska nuk mori mbështetjen e nevojshme në tri herë radhazi.

“Në gjykimin tim kandidati është ezauruar, Lista Sprksa po refuzon të propozojë një kandidat tjetër, prandaj vazhdojmë me paragrafin 7 të nenit 12 të Rregullores”.

Ai tha se kjo procedurë administrohet nga Kryetari i Kuvendit.

“Ftoj administratën që ta përgatisë tavolinën dhe të gjitha materialet që nevojiten për hedhjen e shortit për zgjedhjen e nënkryetarit nga radha e komuniteteve.

Para kësaj, deputeti Igor Simiq, që propozoi emrin e bashkëpartiakut të tij për nënkryetar, kërkoi që të ketë një orë pushim, meqë nuk po arrihet pajtueshmëri për të zgjedhur Sllavko Simiqin në pozitën e nënkryetarit.

Por, kjo s’u mor parasysh.

Çfarë thotë rregullorja e Kuvendit për propozimin me short?

Pika shtatë përcakton se në rast të mospropozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6, propozimi i kandidatëve bëhet me short, në prani të deputetëve të komuniteteve përkatëse.

Kjo procedurë administrohet nga Kryetari i Kuvendit./Express/