Basha thirret në aktgjykim, kërkon që Srpska ta ndërrojë kandidatin pas 3 dështimeve, Simiq: Vendimi i Gjykatës lidhet me zgjedhjen e Kryetarit - Gazeta Express
string(140) "basha-thirret-ne-aktgjykim-kerkon-qe-srpska-ta-nderroje-kandidatin-pas-3-deshtimeve-simiq-vendimi-i-gjykates-lidhet-me-zgjedhjen-e-kryetarit"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 15:07

Basha thirret në aktgjykim, kërkon që Srpska ta ndërrojë kandidatin pas 3 dështimeve, Simiq: Vendimi i Gjykatës lidhet me zgjedhjen e Kryetarit

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 15:07

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i ka kërkuar Listës Srpska që të japë një emër tjetër për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës pasi për tri herë radhazi dështoi zgjedhja e të propozuarit Slavko Simiq.

Igor Simiq, i cili doli në foltore për të propozuar bashkëpartiakun e tij, i tha Bashës që s’është kompetent për të interpretuar aktgjykimin e fundit të Kushtetueses, duke thënë se tri herët e caktuara nga Kushtetuesja vlejnë për postin e kryeparlamentarit dhe jo të nënkryetarit.

Çka thotë pika 160 e aktgjykimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese?

“Rrjedhimisht, Gjykata konstaton që Kryesuesi i Seancës Konstituive duhet të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë. Rrjedhimisht, Gjykata në vijim përcakton që deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi”.