Duket se zgjedhja e Dimal Basha, ka bërë që kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj të mos kthehet në Kuvend për votimin e nënkryetarëve.
Madje pas shkuarjes në pauzë, në një prononcim ai tha se duhet të ketë shpjegim para qytetarëve të Kosovës se “pse është vonuar vendi tash e sa muaj për të ardhur deri këtu”.
“Unë së pari pres një shpjegim pse e kanë vonuar vendin deri më tani sa muaj. Shpresoj që do ta kenë një shpjegim para qytetarëve të Kosovës, pse është vonuar vendi tash e sa muaj për të ardhur këtu ku jemi sot”, deklaroi shkurt Limaj.
Limaj ende nuk ka treguar arsyen se pse nuk është prezent në këtë raund të dytë të zgjedhjes së nënkryetarëve apo pikës së katërt por kjo duket të jetë një ndër to e së bashku me të nuk janë kthyer as deputetëte tjërë të kësaj partie.