Lista Srpska e propozoi Simiqin për nënkryetar, Rashiq vetën- çfarë thotë rregullorja e Kuvendit? - Gazeta Express
string(94) "lista-srpska-e-propozoi-simiqin-per-nenkryetar-rashiq-veten-cfare-thote-rregullorja-e-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 14:40

Lista Srpska e propozoi Simiqin për nënkryetar, Rashiq vetën- çfarë thotë rregullorja e Kuvendit?

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 14:40

Kuvendi i Kosovës tashmë po zgjedh nënkryetarët pas zhbllokimit të procedurave që ndodhi me zgjedhjen e Dimal Bashës kryetar.

Megjithatë, nga komuniteti serb në Kuvend janë propozuar dy emra për nënkryetar, një nga Lista Serbe, Slavko Simic, dhe deputeti Nenad Rashiq ka propozuar vetveten.

Por çfarë thotë rregullorja e Kuvendit?- Tek zgjedhja e nënkryetarëve, rregullorja sqaron se kandidati për nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb.

“ 6.1. Kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”, thuhet në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lista Serbe ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës./Express/