Zviceranët mendojnë se Avdullahu ua ktheu shpinën me zgjedhjen që e bëri për Kosovën - Gazeta Express
string(84) "zviceranet-mendojne-se-avdullahu-ua-ktheu-shpinen-me-zgjedhjen-qe-e-beri-per-kosoven"

Futboll

Gazeta Express

26/08/2025 14:40

Zviceranët mendojnë se Avdullahu ua ktheu shpinën me zgjedhjen që e bëri për Kosovën

Futboll

Gazeta Express

26/08/2025 14:40

Zviceranët nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e Leon Avdullahut për ta zgjedhur Kosovën para ekipit të tyre kombëtar.

Mediat e atjeshme madje konsiderojnë se ylli i ri i “Dardanëve” ua ktheu shpinën pasi deri tash ishte pjesë e ekipit U-21 të Zvicrës dhe Federata Zvicerane e Futbollit po shpresonte që ta kishte atë në dispozicion tek ekipi A për ndeshjet e shtatorit, në kualifikimet e Botërorit 2026.

Prej atyre që reaguan ndaj vendimit të futbollistit të Hoffenheimit ishte edhe mediumi zviceran “Bluewin”, i cili shkroi ndër të tjera se ish-futbollisti i Baselit ia ktheu shpinën Zvicrën, përcjell “Gazeta Express”.

E mediumi tjetër zviceran, “nau.ch” i ka shfajësuar Federatën Zvicerane dhe drejtuesit e Kombëtares së këtij vendi për vendimin e mesfushorit kosovar.

Sipas tyre, këto institucione e kanë bërë të pamundurën për ta bindur lojtarin, madje duke i shkuar edhe në Gjermani, por që kjo ishte e pamjaftueshme pasi futbollisti e zgjodhi një Kombëtare tjetër, në këtë rast Kosovën.

Avdullahu mund të ftohet tek Kosova për ndeshjet e shtatorit, pikërisht ndaj Zvicrës dhe kundër Suedisë. /Gazeta Express