Turistë e qytetarë bashkohen vullnetarisht për të pastruar plazhet, kryeministri Rama ndan fotot: Me qytetari, angazhim e stil të bukur jetese - Gazeta Express
string(139) "turiste-e-qytetare-bashkohen-vullnetarisht-per-te-pastruar-plazhet-kryeministri-rama-ndan-fotot-me-qytetari-angazhim-e-stil-te-bukur-jetese"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 14:20

Turistë e qytetarë bashkohen vullnetarisht për të pastruar plazhet, kryeministri Rama ndan fotot: Me qytetari, angazhim e stil të bukur jetese

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 14:20

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje ku disa qytetarë e turistë i janë bashkuar vullnetarisht nismës për pastrimin e plazheve të Shqipërisë.

Në fotot e postuara nga kryeministri, vërehen qytetarë e turistë që i janë bashkuar Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për të pastruar plazhet.

“Turistë dhe qytetarë vullnetarë i janë bashkuar ekipeve të bashkive dhe operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në nismën e pastrimit të plazheve, duke dhënë kështu shembullin model se si duhen trajtuar hapësirat publike, me qytetari, angazhim të përbashkët e stil të bukur jetese”, shkruan Rama.