Më 27 gusht, prej orës 17:00 deri në 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës mbahet një ngjarje komunitare e veçantë: “Rrëfime të Ushqimit” me Jeton Jagxhiun.
Në këtë takim, grafisti dhe studiuesi i kulturës ushqimore Jeton Jagxhiu do të ndajë rrëfime mbi bukën, gatimin dhe rolin e tyre në kujtesën kulturore të Kosovës.
Jeton Jagxhiu (1972, Prizren) është grafist dhe inxhinier i diplomuar i teknologjisë grafike. Krahas profesionit, ai hulumton marrëdhëniet mes ushqimit, kulturës dhe identitetit shoqëror, me fokus në krahinën e Prizrenit. Në librin e tij të ardhshëm “Hajet, kërkimet dhe krejt rrëfimet” ai dokumenton ciklin e hajeve tradicionale, me theks të veçantë tek origjina e djathit të Prizrenit si një rrëfim mbi lashtësinë e qytetit.