“Molla e kuqe” hap thirrje për projektin “Të burgosurit e kujtesës” - Gazeta Express
string(63) "molla-e-kuqe-hap-thirrje-per-projektin-te-burgosurit-e-kujteses"

Arte

Gazeta Express

26/08/2025 14:15

“Molla e kuqe” hap thirrje për projektin “Të burgosurit e kujtesës”

Arte

Gazeta Express

26/08/2025 14:15

Organizata “Molla e kuqe” ka hapur thirrje publike në lidhje me punëtorinë dhe performancën teatrore me regjisorin Gjorgji Rizeski që do të shfaqet në Burgun e Idealit, me datë 20 shtator.

Performanca “Të burgosurit e kujtesës” bazohet në memoaret e ish-të burgosurve politikë gjatë periudhës jugosllave. Performanca interaktive dhe punëtoria do të shpalosin biografi, rrëfime, letërkëmbime dhe materiale të tjera që bartin përvojën e të burgosurve të kësaj periudhe – në formën e një aksioni të përbashkët teatror, i cili do të realizohet në hapësirat reale të Burgut të Idealit.

Aktorët e rinj si dhe artistët pamorë, do të kenë mundësi të përfshihen në një performancë të përbashkët të udhëhequr nga regjisori Gjorgji Rizeski, e cila do të prezantohet para publikut më 20 shtator, nga ora 20:00.

Gjorgji Rizeski (Maqedonia e Veriut) është regjisor i njohur ndërkombëtarisht, fitues i shumë çmimeve, me përvojë në mbi 30 shfaqje teatrore dhe me pjesëmarrje në festivale e skena botërore.

Procesi i provave / Punëtoria: 15 – 19 shtator 2025

Prezantimi publik i performancës: 20 shator nga ora 20:00, në Burgun e Idealit.

Thirrja është e hapur për studentë ose profesionistë të arteve skenike dhe pamore, për aktorë dhe artistë pamorë të rinj, si dhe për të gjithë të motivuarit që dëshirojnë të përfshihen në një proces të përbashkët krijues.

Afati i aplikimi është deri më 12 shtator.

Ky projekt është mbështetur nga RYCO (Regional Youth Cooperation Office) dhe Western Balkan Youth Cultural Fund (WBYCF).