Dimal Basha në krye të Kuvendit të Kosovës, Spiropali: Rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror - Gazeta Express
string(98) "dimal-basha-ne-krye-te-kuvendit-te-kosoves-spiropali-rifillojme-bashkepunimin-e-ngushte-vellazeror"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 13:13

Dimal Basha në krye të Kuvendit të Kosovës, Spiropali: Rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 13:13

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali uroi sot kryetarin e ri të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeparlamentarja përgëzoi gjithashtu Kuvendin e Kosovës “për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve”.

“Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, shkruan Spiropali.

Kuvendi i Kosovës zgjodhi sot deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha për kryetar të Kuvendit.

Në përpjekjen e 58-të për konstituimin e Kuvendit, propozimi i Vetëvendosjes u miratua me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenim.

Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të PDK-së, AAK-së dhe një pjese të pakicave. LDK dhe Lista Serbe votuan kundër.