Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot Dimal Bashën për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj theksoi se “bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”.
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës pas përpjekjes së 58-të për të konstituuar Kuvendin. Ai mori 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime, me mbështetje të deputetëve të PDK-së, AAK-së dhe disa nga pakicat, ndërsa LDK dhe Lista Serbe votuan kundër. Pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ky ishte sesioni i katërt që solli miratimin e kandidaturës së Bashës.