Pak orë më parë, JOQ ALBANIA publikoi rastin e Afërditës, një zonje nga Peja që prej 7 vitesh vuan nga tumori.
E vetme, pa mbështetje financiare dhe pa mundësi për të punuar, ajo iu drejtua redaksisë tonë dhe shqiptarëve për ndihmë, për të mbuluar shpenzimet mjekësore, por edhe për të patur dikë që të kujdeset duke ditur se është e pamartuar e pa fëmijë.
Fill pas këtij publikimi, fondacioni “Golden Eagle” me në krye presidentin Shaqir Palushi ka dhuruar 5000 euro për zonjën Afërdita, duke treguar se gjendet gjithmonë pranë atyre që kërkojnë ndihmë.
Fondacioni “Golden Eagle” është i njohur për kontributet e tij në ndihmë të personave në nevojë, dhe ky nuk është rasti i parë që solidarizohet me kauza humane.
Ndërkohë të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë për Afërditën mund të kontaktojnë në numrin: +383 49 174 862