Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur një mesazh enigmatik në TikTok, duke tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve. Në një video të postuar në rrjetin social, Veliaj shkruan: “Ti je kaq i heshtur. Po hesht sepse ti nuk më pëlqen më. Kur unë të flas, do të jetë lajm i fundit.”
Ky postim ka shkaktuar spekulime, për shkak të mesazhit të koduar, ndërsa Veliaj ka shtuar se mezi po pret të flasë. “Mezi po pres, se ju e dini kur flas un flas shumë,” ka shkruar ai krahas videos.