Spiropali uron Bashën për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës - Gazeta Express
string(66) "spiropali-uron-bashen-per-zgjedhjen-ne-krye-te-kuvendit-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 12:41

Spiropali uron Bashën për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 12:41

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përgëzoi Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke i uruar suksese në detyrë.

Ajo vlerësoi hapin e Kuvendit të Kosovës drejt ndërtimit të institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve. Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, shkruajti Spiropali.