PL: Të rikthejmë bujqësinë si prioritet kombëtar - Gazeta Express
string(47) "pl-te-rikthejme-bujqesine-si-prioritet-kombetar"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 12:39

PL: Të rikthejmë bujqësinë si prioritet kombëtar

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 12:39

Partia e Lirisë, përmes një deklarate nga zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli u shpreh sot se Shqipëria e vitit 2024 është vendi me popullsinë më të kequshqyer në Europë.

Sipas saj “nga viti 2022 deri në vitin 2024, Shqipëria nuk ka qenë në gjendje të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për qytetarët e saj. 5.4% e popullsisë është e nënushqyer, ndërkohë që në vendet e rajonit ky tregues është thuajse i zhdukur”.

Memelli theksoi se ky është një turp kombëtar, por mbi të gjitha një krim social. “Në Shqipëri nuk mungon toka pjellore, nuk mungon potenciali prodhues, por mungon politika e ndershme, mungon vizioni dhe mungon përgjegjësia”, nënvizoi Memelli.

Sipas Memellit, nuk mund të ketë zhvillim me qytetarë që vuajnë për ushqim. Memelli tha se “Partia e Lirisë ka një program të qartë dhe më se të realizueshëm, 5 prioritete për katër milionë shqiptarë plus, ku fokusi kryesor është të garantohet siguria ushqimore për çdo familje shqiptare me programe emergjente mbështetëse për shtresat më të varfra”.

“Të rikthejë bujqësinë si prioritet kombëtar, duke e bërë Shqipërinë të vetëmjaftueshme në prodhimin e ushqimit bazë, por jo vetëm edhe shndërrimin e saj në fuqi eksportuese. Të ulë koston e jetesës përmes politikave fiskale të drejta dhe subvencioneve reale për prodhuesit vendas”, u shpreh Memelli.