Vuçiq takon Sorensenin për rikthim të dialogut Kosovë – Serbi: Në rend të parë, Asociacioni - Gazeta Express
string(87) "vuciq-takon-sorensenin-per-rikthim-te-dialogut-kosove-serbi-ne-rend-te-pare-asociacioni"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 12:13

Vuçiq takon Sorensenin për rikthim të dialogut Kosovë – Serbi: Në rend të parë, Asociacioni

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 12:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se ka pritur Fascilituesin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, për çka shkroi se është “thelbësore” rikthim i dialogut në Brukesë.

“Në rend të parë te Asociacioni”, shkroi Vuçiq në postimin e tij në Facebook.

“Unë theksova se është thelbësore që dialogu të kthehet te parimet themelore mbi të cilat bazohet, kryesisht në detyrimin e formimit të Asociacionit të komunave serbe, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tanë në Kosovë. Përpjekja për të ndaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme konfirmon edhe një herë se respektimi i të drejtave themelore dhe lirisë së aktivitetit politik të serbëve në Kosovë është nën kërcënim”, shkroi Vuçiq.