Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Dimal Bashën për postin e ri si kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës.
“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës!Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Me 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenim, është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Zgjidhja e kryeparlamentarit Dimal Basha është bërë në përpjekjen e 58-të për konstituim të Kuvendit.