Nis shpërndarja e tekstet falas në prag të vitit të ri shkollor, Rama: Emocionet e prindërve që përfitojnë paketën - Gazeta Express
string(112) "nis-shperndarja-e-tekstet-falas-ne-prag-te-vitit-te-ri-shkollor-rama-emocionet-e-prinderve-qe-perfitojne-paketen"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 12:09

Nis shpërndarja e tekstet falas në prag të vitit të ri shkollor, Rama: Emocionet e prindërve që përfitojnë paketën

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 12:09

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka nisur zyrtarisht shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit e arsimit parauniversitar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ndau pamje nga shpërndarja e librave në disa shkolla të Tiranës, duke theksuar atmosferën pozitive dhe emocionet e prindërve.

Ashtu si në vitet e fundit, tekstet do të jenë falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, si pjesë e politikës së mbështetjes për arsimin bazë.

Ndërkohë, viti i ri shkollor do të nisë më 8 shtator për të gjitha shkollat nëntëvjeçare dhe gjimnazet, qofshin ato të përgjithshme, të orientuara apo profesionale.

“Emocionet e prindërve që përfitojnë paketën e plotë të librave falas për fëmijët në prag të fillimit të vitit të ri shkollor”, shkruan Rama.