“Është e qartë se jam mjaft i emocionuar që do të mundë ta drejtoj ekipin e Brazilit për herë në Maracana.”
Kështu, selektori i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, iu përgjigj një pyetjeje në konferencë për shtyp ku e zbuloi listën e të ftuarve për kualifikimet e Botërorit 2026, shkruan “Gazeta Express”.
“Seleçao” do të luajë në Maracana më 4 shtator ndaj Kilit dhe më 9 të po të njëjtit muaj në “El Alto” kundër Bolivisë.
Ish-trajneri i Real Madridit ndërkohë ka shtuar se e pret një përmirësim të rendimentit të Kombëtares verdhekaltër pas dy ndeshjeve të zhvilluara në qershor kundër Ekuadorit dhe Paraguait, në të cilat e arriti një barazim e një fitore.
“Skuadra mund të përmirësohet ende sa i përket profilin e kualitetit të lojës dhe të intensitetit. Kemi kohë për ta bërë këtë, edhe pse jam mjaft i kënaqur me atë që e kam parë kundër Paraguait”, shtoi tutje trajneri italian.
Sa i përket adaptimit personal në realitetin e ri jug-amerikan, ai tha se “nuk ka asnjë problem.”
“Ambienti në Kombëtaren braziliane është mjaft i mirë, mjaft familjar, kam gjetur shumë përgatitje dhe shumë organizim, kështu që nuk kemi pasur probleme”, nënvizoi tutje Ancelotti.
Sa u përket ftesave, befasia kryesore është ajo e mbrojtësit të djathtë romanist, Wesley, i cili shënoi gol të shtunën në stadiumin “Olimpico”.
Ndërkohë, i ftuar nuk do të jetë Neymar Jr, i cili së fundmi pësoi lëndim.
Ancelotti menjëherë ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një zgjedhje taktike, duke shtuar se “Neymarin e njoh, nuk ka nevojë ta testoj”.
Në shtator, ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Real Madridit, Bayern Munichut, Napolit e Evertonit tha se dëshiron që t’i shfrytëzojë këto dy ndeshje për t’i njohur më mirë ata që nuk i njeh.
Kjo është lista komplete e të ftuarve të Ancelottit:
Portierë – Alisson (Liverpool), Bento (Al-Nassr), Hugo Souza (Corinthians);
Mbrojtës – Alexsandro Ribeiro (Lille), Alex Sandro (Flamengo), Caio Henrique (Monaco), Douglas Santos (Zenit), Fabricio Bruno (Cruzeiro), Gabriel Magalhães (Arsenal), Marquinhos (PSG), Vanderson (Monaco), Wesley (Roma);
Mesfushorë – Andrey Santos (Chelsea), Bruno Guimarães (Neëcastle), Casemiro (Manchester United), Joelinton (Neëcastle), Lucas Paquetá (Ëest Ham);
Sulmues – Estevão (Chelsea), Gabriele Martinelli (Arsenal), João Pedro (Chelsea), Kaio Jorge (Cruzeiro), Luiz Henrique (Zenit), Matheus Cunha (Manchester United), Raphinha (Barcellona), Richarlison (Tottenham). /Gazeta Express