U arrestua në Malin e Tomorit, GJKKO lë në burg 46 vjeçarin, pjesë e grupit kriminal - Gazeta Express
string(82) "u-arrestua-ne-malin-e-tomorit-gjkko-le-ne-burg-46-vjecarin-pjese-e-grupit-kriminal"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 11:26

U arrestua në Malin e Tomorit, GJKKO lë në burg 46 vjeçarin, pjesë e grupit kriminal

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 11:26

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dorian Beun, i cili u arrestua dy ditë më parë në malin e Tomorrit. Ai akuzohet për “prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, për të cilat ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij ishte vendosur masë sigurie në mungesë, që në mars të vitit 2023.

Në sallën e gjyqit, përmes avokatit të tij, Andi Hasanaj, Beu ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke pretenduar se për të njëjtën vepër penale po hetohet edhe në Itali. Ai është arrestuar në tetor 2023 në shtetin fqinj, ku ndaj tij fillimisht ishte caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa nga dhjetori 2023, drejtësia italiane ka vendosur që hetimet të vijojnë ndaj tij në gjendje të lirë.

Hetimet për Beun dhe persona të tjerë të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal janë zhvilluar nga një skuadër e përbashkët hetimore shqiptaro-italiane.