Një ditë pas rikthimit nga pushimet, kryeministri Edi Rama ka nisur konsultimet për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Në Kryeministri janë parë sot ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete, të cilët janë takuar me Ramën për të diskutuar për emrat e mundshëm të qeverisë së re.
Kryeministri pritet të thërrasë Asamblenë Kombëtare të PS-së në ditët e fundit të gushtit për të shpallur formalisht kabinetin e ri. Emrat e ministrave dhe pozitat e reja po shkaktojnë debat dhe dyshime mes socialistëve, të cilët janë në pritje të vendimeve të kryeministrit.