“Me përvojë të pasur profesionale”, profili i Kryeparalmentarit të ri Dimal Basha i publikuar në faqen e VV'së - Gazeta Express
string(106) "me-pervoje-te-pasur-profesionale-profili-i-kryeparalmentarit-te-ri-dimal-basha-i-publikuar-ne-faqen-e-vvse"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 11:48

“Me përvojë të pasur profesionale”, profili i Kryeparalmentarit të ri Dimal Basha i publikuar në faqen e VV’së

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 11:48

Deputeti i VV’së, Dimal Basha, sot me 73 vota për u zgjodh kryetar i kuvendit të Kosovës. Përveç votave të partisë ku ai është pjesë, Bashës ia siguruan ulësen e kryeparlamentarit edhe votat e disa prej deputetëve të PDK’së.

Biografia e Dimal Bashës e publikuar në uebfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje:

Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt. Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.” Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School University,” po ashtu në New York.

Me një përvojë të pasur profesionale, Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së. Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA.

Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate, duke përfaqësuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.

Si deputet, Dimali ka treguar përkushtim në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e politikave zhvillimore dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai synon të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e legjislacionit dhe fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.