Përjashtimi i gjashtë redaktorëve të RTK-së nga moderimi, Tahiri: Terror politik, RTK-në po e bëjnë zëdhënëse të qeverisë - Gazeta Express
string(118) "perjashtimi-i-gjashte-redaktoreve-te-rtk-se-nga-moderimi-tahiri-terror-politik-rtk-ne-po-e-bejne-zedhenese-te-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 10:20

Përjashtimi i gjashtë redaktorëve të RTK-së nga moderimi, Tahiri: Terror politik, RTK-në po e bëjnë zëdhënëse të qeverisë

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 10:20

Përjashtimi i gjashtë redaktorëve nga moderimi i emisioneve nga menaxhmenti i RTK-së në dorë të Vetëvendosjes, ka zgjuar reagime edhe të rrafshit politik, për çka Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës e quajti “terror politik”.

Tahiri tha se RTK-ja po kthehet në “zëdhënëse të qeverisë” ndërsa pushteti po i hesht zërat kritikë “një nga një”.

Postimi i plotë:

RTK nën terror politik!

Gazetarët e emisioneve kryesore u përjashtuan arbitrarisht nga moderimi – pa paralajmërim dhe në kundërshtim me ligjin. Ky është presion i hapur politik dhe goditje ndaj fjalës së lirë.

RTK po kthehet në zëdhënës të qeverisë, ndërsa zërat kritikë po heshten një nga një.

Ky pushtet po i numëron ditët e fundit. Shumë shpejt, transmetuesi publik dhe mediat tona do të jenë të lira nga terrori politik dhe në shërbim të qytetarëve!