Nura i PDK'së: Besoj që as votat e VV’së me dëshirë nuk do të shkonin për Dimal Bashën - Gazeta Express
string(83) "nura-i-pdkse-besoj-qe-as-votat-e-vvse-me-deshire-nuk-do-te-shkonin-per-dimal-bashen"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 10:35

Nura i PDK’së: Besoj që as votat e VV’së me dëshirë nuk do të shkonin për Dimal Bashën

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 10:35

Deputeti i PDK’së, Jakup Nura, para kuvendit ka thënë se është për keqardhje që VV e ka propozuar në seancën e kaluar Dimal Bashën për kryetar Kuvendi.

Ai tha se e kanë një shprehje në ushtri “më mirë një luan me iu pri 100 magarëve, se një magar 100 luanëve”.

“Është për të ardhur keq që VV vendos me qitë një propozim i cili i ka befasu edhe vetë ata, një njeri që besoj edhe votat e VV’së me dëshirë nuk do të shkonin për Dimal Bashën. Për ne ka qenë befasi, ne kërkuam pauze dhe të njoftohemi a është vërtetë qëndrimi i tyre që Dimal Basha me qenë kryetar i kuvendit. Ne në ushtri e kemi një term i cili thotë ma mirë një luan me iu pri 100 magarëve se një magar 100 luanëve, Dimal Basha me qenë i pari i kuvendit mendoj që është fyerje për votuesit e VV’së dhe për votuesit e krejt Kosovës”, tha ai.

“Derisa ata po përpiqen ata të na vënë neve në faj, mendoj që PDK do t’ia jap votën edhe pse nuk besoj që e qesin më”, shtoi ai. /GazetaExpress/