Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, Rama: Hapësirë moderne me laborator krijimtarie për fëmijë dhe të rinj - Gazeta Express
string(108) "qendra-kombetare-e-kultures-per-femije-rama-hapesire-moderne-me-laborator-krijimtarie-per-femije-dhe-te-rinj"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 9:52

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, Rama: Hapësirë moderne me laborator krijimtarie për fëmijë dhe të rinj

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 9:52

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e talenteve të rinj. Qendra do të jetë një ndërtesë moderne dhe multifunksionale pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë, e cila do të ofrojë hapësira për artet dhe inovacionin.

Një element kryesor i këtij investimi është skena e dyfishtë, që mund të përdoret brenda dhe jashtë godinës, në formën e një amfiteatri të hapur në natyrë. Qendra do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijët dhe të rinjtë, duke ofruar mundësi për kurse dhe aktivitete të artit skenik, si aktrim, balet, muzikë, etj.

Për më tepër, parashikohet ndërtimi i një punishteje për prodhimin e kukullave dhe rekuzitave, që do të shfrytëzohet nga studentët e Akademisë së Arteve. Ky investim është një nga më të mëdhenjtë në Ballkan dhe do të ofrojë kushte moderne për zhvillimin e kulturës dhe edukimin e brezit të ri.