Gecaj caktohet ushtrues detyre i sekretarit në Ministrinë e Shëndetësisë - Gazeta Express
string(72) "gecaj-caktohet-ushtrues-detyre-i-sekretarit-ne-ministrine-e-shendetesise"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 9:24

Gecaj caktohet ushtrues detyre i sekretarit në Ministrinë e Shëndetësisë

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 9:24

Jahë Gecaj është caktuar ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur nga zyra për informim e kësaj ministrie.

Vendimi për Gecajn është marrë nga zëvendësministri.

Gecaj është drejtor i Departamentit për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme.

“Po, dje, me vendim të Zëvendësministrit, është caktuar Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Deri në një vendim tjetër, Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë do të jetë z. Jahe Gecaj, Drejtor i Departamentit për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme”, thuhet në përgjigje.

Sekretar deri tash ka qenë Naim Bardiqi.

Pozita e sekretarit është më e larta në organizimin e brendshëm të ministrive. Ai është nëpunësi më i lartë civil i ministrisë dhe përgjegjës për drejtimin e të gjithë veprimtarisë administrativo-profesionale të sistemit ministror.

I raporton dhe i përgjigjet direkt ministrit. /Koha