Zjarr gjatë natës në Bogovë të Skraparit, flakët u favorizuan nga era dhe temperaturat! Vihen nën kontroll - Gazeta Express
string(104) "zjarr-gjate-nates-ne-bogove-te-skraparit-flaket-u-favorizuan-nga-era-dhe-temperaturat-vihen-nen-kontroll"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 8:57

Zjarr gjatë natës në Bogovë të Skraparit, flakët u favorizuan nga era dhe temperaturat! Vihen nën kontroll

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 8:57

Një zjarr ka rënë gjatë natës në Bogovë në Skrapar. Zjarri nisi në pjesën e sipërme të luginës dhe është duke e përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Në zonë shkuan forcat zjarrëfikëse të Beratit, Poliçanit dhe Skraparit, forca të shumta policie dhe forca ushtarake nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje, të cilët bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe vënien e tyre nën kontroll.