Konfliktohet me dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh dhe i kërcënon me armë, pranga pronarit të hotelit - Gazeta Express
string(105) "konfliktohet-me-dy-punonjeset-e-hotelit-te-tij-ne-borsh-dhe-i-kercenon-me-arme-pranga-pronarit-te-hotelit"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 8:48

Konfliktohet me dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh dhe i kërcënon me armë, pranga pronarit të hotelit

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 8:48

Në datë 25 gusht 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë finalizuan operacionin policor të koduar “THE GUNE”, duke arrestuar në flagrancë Emanuel Shkëmbin. Ai u kap pasi gjatë një konflikti verbal me punonjësit në hotelin e tij në Borsh, Himarë, kërcënoi me armë zjarri nënë dhe bijë.

Përveç Shkëmbit, u procedua në gjendje të lirë edhe babai i tij, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj njeres punonjese. Gjithashtu, ai është proceduar penalisht për fshehjen e armës pas konfliktit. Gjatë operacionit, u sekuestruan provat materiale, përfshirë: 1 armë zjarri tip pistoletë;1 krëhër pistolete; 8 fishekë 9mm; Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, sipas Nenit 278, 84, 90 dhe 301 të Kodit Penal.