Përjashtimi i gjashtë gazetarëve nga moderimi i emisioneve në RTK, Hoti: Po i censurojnë ata që e kritikojnë pushtetin - Gazeta Express
string(116) "perjashtimi-i-gjashte-gazetareve-nga-moderimi-i-emisioneve-ne-rtk-hoti-po-i-censurojne-ata-qe-e-kritikojne-pushtetin"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 8:06

Përjashtimi i gjashtë gazetarëve nga moderimi i emisioneve në RTK, Hoti: Po i censurojnë ata që e kritikojnë pushtetin

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 8:06

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas përjashtimit të gjashtë punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nga moderimi i emisioneve, të cilët kanë deklaruar se janë paralajmëruar sa herë që kanë intervistuar përfaqësues të pushtetit.

Në reagimin e tij, Hoti e ka quajtur këtë veprim censurë dhe shkelje të parimeve të një mediumi publik të pavarur.

“Po i censurojnë gazetarët që e kritikojnë pushtetin, ndërkaq i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista. Kjo qasje është e papranueshme, është kundër parimeve të funksionimit të mediumit publik të pavarur. Kjo qasje zbatohet në mediumet publike të regjimeve jodemokratike”, ka deklaruar ai.

Tutje, deputeti i LDK-së theksoi se vendimet e tilla përbëjnë shkelje ligjore dhe se përgjegjësia do të jetë e pashmangshme.

“Ata zyrtarë të lartë të RTK-së, që po i marrin këto vendime, e dinë se po bëjnë shkelje ligjore. Çfarë zori kanë që lejojnë të instrumentalizohen në këtë mënyrë nga pushteti, do ta marrim vesh me kohë. Por ligjit nuk i shpëtojnë, sado me vonesë. Lista është bërë e gjatë e atyre që do të mbajnë përgjegjësi për këto shkelje”, ka shtuar Hoti.