Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në dalje të Vorës.
Këmbësori Kujtim Luka, rreth 66 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një 53 vjeçar i identifikuar si Jani Tanushi.
Sipas njoftimit zyrtar, shoferi është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
“Më datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.